Noka bllokadë Dinamos për Shetën, zbulohet shuma që kërkon presidenti i Besëlidhjes

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Janar 16, 2020 | 9:52

Noka bllokadë Dinamos për Shetën, zbulohet shuma që kërkon presidenti i Besëlidhjes

Një ditë pas miqë sores me Laçin e Superiores, ku Besëlidhja fitoi 2-0, trajneri Elvis Plori ka vazhduar stërvitjen normalisht me të tijtë. Është kohë e ngjeshur përgatitjesh, sepse data e rifillimit të aktivitetit është afër dhe nuk mund të ketë pushim për lezhjanët. 

Beselidhja Kastrioti 1-0

Të shtunën Besëlidhja pritet të zhvillojë një tjetër miqësore, këtë herë në Lezhë, ku do të presë Shënkollin, kurse për të hënën është planifikuar një ndeshje me Rubikun modest, ku do të aktivizohen vetëm lojtarët e stolit.

ÇËSHTJA “SHETA” – Pas publikimit të lajmit në numrin e djeshëm të “Panorama Sport” se Dinamo kërkon të rikthejë mbrojtësin Arjan Sheta, i menjëhershëm ka qenë reagimi i presidentit të Be sëlidhjes, Gjok Noka, i cili ka thënë prerë: “Mbrojtësi Arian Sheta është pjesë e Besëlidhjes dhe do të largohet vetëm për shumën e 50 mijë eurove. Kjo është mundësia e vetme për ata që dëshirojnë shërbimet e tij”.

sheta beselidhja

Më pas, presidenti Gjok Noka ka folur për gjendjen e skuadrës dhe objektivin e saj për ngjitjen në Superiore. Ai është i kënaqur me afrimet që ka bërë dhe e sheh me optimizëm vazhdimin e kampionatit. “Jam i kënaqur me ekipin dhe punën e stafit teknik, të kryesuar nga Elvis Plori.

Po ndërtohet një ekip që mendoj se do ta arrijë objektivin e sezonit, ndonëse jemi 7 pikë larg kreut. Kemi zhvilluar dy miqësore dhe kemi planifikuar edhe dy të tjera këto ditë. Me tri prurjet e reja jam i kënaqur, pasi besoj se formën që shfaqën në miqësoren ndaj Laçit jo vetëm do ta ruajnë, por do të përmirësohen edhe më shumë deri sa të rifillojë kampionati”, deklaroi për gazetën presidenti i Besëlidhjes, Gjok Noka.

gjok noka

LËVIZJET – Nga lezhjanët janë larguar në merkaton e dimrit portieri Samet Bajri dhe mesfushorët Kamara e Soumah, të cilët janë zëvendësuar nga serbët Gjorgje Vukashinoviç dhe Ivan Jovaneviç, si dhe nga shkodrani Samet Ruqi. Në listën e Besëlidhjes figurojnë gjithashtu edhe afrikanët Lancinet Sidibe dhe Oumar Turad Kamara, të cilët ende nuk janë paraqitur në stërvitje. Sidibe ka qenë i huazuar te Teuta, ndërsa Kamara te Kukësi, që e ka lënë të lirë që në dhjetor.

PRENG GJIKOLA – PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"