Nojer tallet me Arsenalin: Bundesliga ishte si punë pas pushimeve

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shkurt 20, 2017 | 21:28

Nojer tallet me Arsenalin: Bundesliga ishte si punë pas pushimeve

Manuel Nojer është tallur keq me Arsenalin, të cilin skuadra e tij e ka mundur me rezultatin 5-1 të mërkurën e kaluar në Ligën e Kampioneve. Portieri i Bajern Mynih e cilësoi “punë” barazimin ndaj Herta Berlin të së shtunës, ndërsa “pushim” duelin ndërkombëtar të mesjavës.

nojer

“Pas pushimeve të së mërkurës, dje ishte përsëri një ditë e vështirë pune”, shkroi të dielën në darkë në Facebook portieri i përfaqësueses gjermane.

3D75472A00000578-4242980-image-m-4_1487615504855

Sfida mes Bajernit dhe Arsenalit është kthyer në objekt talljesh të vazhdueshme si për faktin se skuadrat ndeshen gjithmonë në Ligën e Kampioneve, ashtu edhe për faktin se në fund kualifikohen gjithmonë gjermanët.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"