Nojer jep alarmin: E kemi vënë në rrezik total titullin, humbje e pafalshme

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Dhjetor 8, 2019 | 10:42

Nojer jep alarmin: E kemi vënë në rrezik total titullin, humbje e pafalshme

Manuel Nojer lëshon alarmin pas humbjes 2-1 në Gladbah ndaj kryesuesve të Bundesligës. Kapiteni i kampionëve të Gjermanisë u shpreh se skuadra duhet të reagojë menjëherë pas këtyre dy humbjeve radhazi, pasi rrezikon të mbesë jashtë garës për titullin kampion.

Nojer

“Sigurisht që është një humbje që na vret shumë. Pasi kaluam në avantazh, duhet të shënonim golin e dytë, por ndodhi e kundërta. Kundërshtari mori lojën nën kontroll dhe na dominoi. Nuk e kuptoj se çfarë po ndodh. Ashtu si edhe ndaj Leverkusenit, edhe sot kemi luajtur shumë mirë, por nuk kemi qenë rezultativë”, tha Nojer. Portieri i bavarezëve vazhdon më tej, duke thënë se skuadra e tij rrezikon shumë nëse në ndeshjen e ardhshme ndaj Verder Bremenit nuk do të marrë tri pikët.

Nojer dhe Levandovski

“Në javën që vjen duhet të përgatitemi mirë, nuk na lejohen më hapa falsp. Verder është një skuadër e rrezikshme jashtë fushës së saj, pasi luan një futboll sulmues dhe të shpejtë. Nëse nuk marrim pikët maksimale, mund të humbasim shumë terren në luftën për titull. Gladbah, Lajpcig dhe Dortmund kanë bërë deri tani një kampionat shumë të mirë”.

Kujtojmë që me dy humbjet e fundit ndaj Leverkusenit dhe Gladbahut, Bajerni renditet në vendin e shtatë të tabelës, duke u larguar me 7 pikë nga kreu që mbahet nga Borusia Mynshengladbah. Skuadra e Marko Roze është duke zhvilluar një kampionat fantastik dhe me meritë kryeson Bundesligën. Ndërkohë, në Mynih, dimri duket se do të jetë i ashpër për Hansi Flikun, i cili i ka minimizuar në maksimum shanset e tij për të qëndruar deri në fund të sezonit si trajner i parë te Bajerni i Mynihut. Sfida me Verderin do të jetë vendimtare për bavarezët. “Futbolli të jep vazhdimisht shanse për të korrigjuar gabimet, ne duhet të jemi gati për t’i shfrytëzuar sa më mirë ato”, përfundojë Nojer.

/PANORAMASPORT.AL/

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"