Nojer drejt “divorcit” me Bajernin, ja aryseja

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga bota e sportit

Postuar: Mars 30, 2020 | 18:34


Nojer drejt “divorcit” me Bajernin, ja aryseja

 Bisedimet mes Bajernit të Mynihut dhe kapitenit Manuel Nojer vazhdojnë të mos kenë një pikë takimi. Dhe më shumë sesa për rrogën, problemi është kohëzgjatja e saj.

Nojer

Portieri 34-vjeçar, i cili ka edhe një vit kontratë, në “Allianz Arena”, kërkon një kontratë të re 5-vjeçare, por që klubi është gati t’i ofrojë vetëm një marrëveshje për dy vite të tjera. Këtë verë në Mynih vjen nga Shalke ai që vlerësohet si pasardhësi i Nojerit, Aleksander Nybel. Nybel konsiderohet pasardhësi ideal i Nojerit dhe klubit i duhet të marrë një vendim të vështirë.

Kur Nybel luante për skuadrën e të rinjve të Paderbornit, shokët e skuadrës e thërrisnin “Manuel”, sepse u kujtonte pikërisht portierin e Bajernit për shkak të cilësive të tij të ngjashme. Kampioni i botës me Gjermanisë është në fazën e fundit të karrierës së tij, por ai dëshiron një tjetër marrëveshje shumëvjeçare me bavarezët, ku ai luan prej vitit 2011 pas transferimit nga Shalke.

Në rast se Nojer nuk do të rinovojë me kampionët e Gjermanisë, destinacion i mundshëm i tij është përfolur edhe Çelsi, ku trajneri Frenk Lampard e kërkon për të zëvendësuar Kepën, portierin më të shtrenjtë në botë, tek i cili ai ka humbur besimin.

ANDROKLI DRALO – PANORAMASPORT.AL




Për t’u bërë pjesë e grupit të "Panorama Sport" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI PANORAMA SPORT: https://www.facebook.com/groups/sportionline/

www.minuta90.com