Noizy i bën një tjetër dhuratë Florian Markut: Dedikim për kampionin

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Maj 13, 2022 | 21:20

Noizy i bën një tjetër dhuratë Florian Markut: Dedikim për kampionin

Duhet të jetë bukur të kesh një shok artist që të dedikon këngë. Por kjo ndodh kur ti je Florian Marku dhe shoku yt është Noizy. 

Dy çunat kanë prej vitesh një miqësi të ngushtë dhe nuk ngurojnë që respektin që gëzojnë për njëri-tjetrin ta shprehin edhe publikisht apo përmes artit. Noizy ka publikuar sot një këngë dedikuar Markut në tekstin e të cilës thotë herë pas here, “Kampioni i botës, Marku”. Sakaq, videoklipi është menduar në detaje, pasi shfaqen momente nga stërvitja e boksierit dhe çaste kur ka triumfuar ndaj kundërshtarëve.

Kjo është kënga e dytë e reperit për boksierin pasi e ka mbështur edhe me një këngë tjetër të dedikuar para se të ndeshje me boksierin ukrainas, Maxim Prodan, në shtator. Noizy tha se i ka kushtuar atij një këngë për arritjet e mëdha si shenjë falënderimi.

Floriani falënderoi reperin publikishit duke publikuae një Instastory, ku shkroi se Noizy është reperi më i mire i të gjitha kohërave i kushtoi atij këngë. Noizy nuk vonoi dhe ripostoi Storyn e boksierit duke i thënë se kjo është një dhuratë për të.

© Panoramaplus.al

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"