“No Asani, no party”, Përparim Daiu: Jasiri i jep bukuri lojës së Partizanit sa herë që prek topin

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shkurt 21, 2021 | 22:39

“No Asani, no party”, Përparim Daiu: Jasiri i jep bukuri lojës së Partizanit sa herë që prek topin

Ish-mbrojtësi i Partizanit dhe Besës  Përparim Daiu vlerësoi maksimalisht “demat” për ecurinë pas 20 javëve në Kategorinë Superiore. Në studion “Sport News Plus” të “News 24”, Daiu çmoi në veçanti Jasir Asanin për lojën e bukur dhe golat. Ai u përgjigje me batutë se pa Asanin nuk ka festë te Partizani (No Asani, no Party).
daiuuuuu
“Partizani po ta shohësh me qetësi është ai ekip i vjetshëm, me 2-3 plotësime të vogla. Koha e njohjes së futbollistëve krijon harmoni në skuadër. Kemi një Partizan të ekuilibruar nga mbrojta në sulm. Vjet Solomin dhe Braunin kishte vështirë për të shënuar, sot është ‘No Asani, no party’. Sa herë që Jasiri prek topin sjell bukurinë e lojës, si dhe asisti që dha për Çinarin. Partizani i di forcat, është pragmatist, është solid, edhe pse s’ka yje. Tek-tuk me golat e tyre ka spikatur Çinari me Asanin. Do ta shikojmë me Laçin. Partizani nuk mundet lehtë. Në filozofi janë të dyja të ngjashme. Është një Partizan i vjetshëm me lojtarë kampionë. Është një frymë dhe metodikë me Dajën. Një trajner kampion do të injektojë idetë e tij”, u shpreh ish-mbrojtësi Daiu.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"