Njohje e vjetër e trajnerit Duro, mbrojtësi i Shkëndijas në lupën e Flamurtarit

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Dhjetor 1, 2017 | 9:34

Njohje e vjetër e trajnerit Duro, mbrojtësi i Shkëndijas në lupën e Flamurtarit

Flamurtari është një prej skuadrave me pretendime në këtë sezon. Me gjithë ndëshkimet e njëpasnjëshme nga arbitrimi, skuadra vlonjate qëndron ende në vendet e sipërme të klasifikimit në Kategorinë Superiore. Zgjedhjet e trajnerit Duro kanë qëlluar të goditura për këtë skuadër, ndërkohë që menaxhimi i tyre dhe harmonizimi në vijimësi po sjell rezultate.

cuculi ardian

Mirëpo, në prag është merkatoja dimërore dhe drejtuesit e stafi i trajnerit Duro janë në kërkim të elementëve të caktuar, që do të përforconin ekipin në pika të caktuara. Një prej tyre, që duket se është nën vëzhgim, bëhet fjalë të jetë Ardian Cuculi.

VËZHGIMI

Gazeta “Panorama Sport”, nga burime të besueshme nga klubi vlonjat, ka mësuar se emri i mbrojtësit është një prej atyre që po lakohet për mundësinë e një transferimi në janar. Ardian Cuculi është një njohje e vjetër e trajnerit Duro, i cili njeh me përpikmëri tregun e futbollistëve në Maqedoni.

varshkekup

Futbollisti është një nga titullarët e Shkëndijës dhe vlerësohet maksimalisht, mirëpo interesimi i vlonjatëve dhe ecuria pozitive e këtyre të fundit, që synojnë më së paku Europën, mund të jenë elemente të mjaftueshme për futbollistin që të mendojë transferimin që në merkaton e janarit.

Cuculi-prezantohet-te-Partizani-300x225

Mbrojtësi 30-vjeçar e njeh mjaft mirë kampionatin shqiptar, që nga periudha kur ka qenë pjesë e Partizanit të Duros në vitin 2014. Ai është aktivizuar në 36 ndeshje me të kuqtë dhe ka shënuar një gol.

TRANSFERIMI

Mbetet për t’u parë nëse vëzhgimi i vlonjatëve për këtë futbollist do të konkretizohet që në muajin janar apo Cuculi do të vijojë të qëndrojë pjesë e Shkëndijës në kampionatin maqedonas.

Ardian-Cuculi-1024x682

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"