Njoftoi largimin nga Laçi, futbollisti 23-vjeçar drejt kalimit te Vllaznia

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shtator 21, 2020 | 14:43

Njoftoi largimin nga Laçi, futbollisti 23-vjeçar drejt kalimit te Vllaznia

Abdurrahman Fangaj nuk do të jetë më pjesë e Laçit. Këtë e ka konfirmuar vetë futbollisti, përmes një postimi në rrjetet sociale: “Çdo fillim e ka një fund. 4 vite të mrekullueshme. Faleminderit Laçi”.

fangaj laci

Lojtari i linjës së djathtë e mbyll pas 4 vitesh me kurbinasit, ndonëse klubi i kishte ofruar rinovim për dy sezone. Shkodrani e ka refuzuar marrëveshjen e re, pasi plani i tij është që të kthehet në “bazë”.

Ka kohë që përflitet për një rikthim të mundshëm të 23-vjeçarit te Vllaznia dhe tashmë mund të themi se nuk ka asnjë pengesë. Kuqeblutë janë në kërkim të një futbollisti në këtë rol dhe nuk është habi që shumë shpejt ai të zyrtarizohet te kuqeblutë.

Ngërçi i vetëm qëndron te koha e rikuperimit, teksa kujtojmë se ai vjen nga një operacion në gju. E megjithatë, nuk përjashtohet mundësia që të firmosë një parakontratë me shkodranët dhe të federohet në janar.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"