Njoftimi ukrainas: Shkëndija është një klub shqiptar

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Qershor 12, 2018 | 22:45

Njoftimi ukrainas: Shkëndija është një klub shqiptar

Shkëndija e Tetovës është një ekip i cili ka arritur një sukses absolutisht të merituar. Ky sukses fillon që nga presidenti dhe zbret deri në fushën e lojës aty ku lojtarët derdhin djersë për të arritur rezultate pozitive. Është një ekip shembull për çdo ekip, pasi arritën të ringrihen nga rruga drejt falimentimit në rrugën drejt Ligave të Europës.

shkendija

Ekipi Tetovar u shpall kampion në Maqedoni këtë sezon dhe po bëhet gati për ndeshjet eleminatore për “Uefa Champions League”. Shkëndija do e realizojë turin e saj përgatitor ku do të ndeshen me ekipin ukrainas Vorskla. Nga njoftimi zyrtar i këtij klubi bëhet e ditur se Shkëndija është ekip shqiptar duke e thënë të vërtetën haptazi pavarësisht se disa-ve nuk mund tu pëlqejë.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"