Njihuni me Alison Beker, seks simboli brazilian që u martua me një doktoreshë dhe jo modele

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Korrik 19, 2018 | 18:51

Njihuni me Alison Beker, seks simboli brazilian që u martua me një doktoreshë dhe jo modele

Klisheja për portierët brazilianë se kanë pak brumë, u shpërbë vite më parë. E vërtetë, gardianët e skuadrës së Botërorëve 1970 dhe 1982 shfaqen rrallë në debatet se kush është numri 1 më i mirë i historisë. Por, gjatë çerekshekullit të fundit gjërat nisën të ndryshojnë. Klaudio Tafarel u bë një pjesë e pazëvendësueshme e “Seleçaos”, kampione bote në 1994, dhe ngriti edhe Kupën UEFA me Gallatasarajin në vitin 2000.

alison

Dida dhe Zhulio Sezar fituan 3 Champions mes tyre, me Milanin dhe Interin. Me një emër si Alison Ramses Beker, ai nuk ishte i destinuar që të ishte një portier i zakonshëm mes shtyllave. Dhe klubi i Liverpulit do të ketë mes shtyllave njeriun, që i rrëmbeu çmimin e portierit më të mirë të sezonit të shkuar legjendës Bufon. 25-vjeçari Alison iu bashkua Romës nga Internacionali në korrik 2016, për më pak se 7 milionë euro.

alison3

Prej atëherë, ai debutoi në portën e kombëtares së parë braziliane dhe fitoi edhe turneun U-2- Toulon në 2013-ën. Por forma e mirë e Sheznit e ndërpreu progresin e tij. Polaku ishte zgjedhja e parë e Romës dhe pavarësisht se Alison luante në kupa, ai tha se do të largohej nga klubi. Lëvizja e Sheznit në Torino verën e shkuar ishte pika e kthesës. Alison ishte një nga lojtarët më të mirë të skuadrës së Di Françeskos gjatë 2017-’18. Por Liverpuli nuk ka gjetur vetëm një numër 1 të fortë, por edhe një njeri të shkëlqyer.

alison2

Ai është i martuar me një doktoreshë, të cilën e takoi kur luante tek Internacionali dhe kanë një vajzë së bashku, Helenën. Në shkurt, ai tha për revistën “SportWeek”: “Gruaja ime, Natalia, la Brazilin 5 muaj pas diplomimit për të qenë me mua. Kjo do të thoshte shumë për mua. E shijova teksa e mbështesja, ndërsa ajo studionte në universitet. Mendoj se kjo më bën pak të ndryshëm nga futbollistët e tjerë.

alison4

Dhe nëse nuk ndihesh mirë, është më mirë të jetosh me një doktoreshë sesa me një modele”. Në të njëjtën intervistë, ai zbuloi edhe statusin e tij si seks simbol në Brazil, i cili i shkaktoi disa situata të sikletshme: “Shkuam në një restorant, kur Internacionali fitoi titullin lokal dhe atje kishte shumë femra që përpiqeshin të na afroheshin. Një apo dy arritën të më preknin në pjesën e pasme, por gruaja ime ndërhyri menjëherë”.

Rekruti i fundit nga Roma ka gjithçka duhet për të përsëritur suksesin e Salahut dhe u shndërrua në një idhull në Mersejsajd. Sulmuesit kundërshtarë dhe vajzave që do t’u bjerë në kokë, duhet të përgatiten për të dalë duarbosh nga takimet me të në “Anfield”.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"