Njihuni me 5 lojtarët më të varfër të Serisë A, njëri prej tyre luan me Juventusin

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Tetor 20, 2017 | 15:18

Njihuni me 5 lojtarët më të varfër të Serisë A, njëri prej tyre luan me Juventusin

Në media flitet shpesh për futbollistët më të paguar dhe çdo ditë përmenden shifra marramendëse që përfitohen nga lojtarët më të mirë në qarkullim. Por jo të gjithë futbollistët fitojnë miliona.

gravijon

Gravijon (Benevento)

Nëse për shembull Leonardo Bonuçi apo Gonzalo Higuain janë më të paguarit në Serinë A me nga 7.5 milionë euro në vit, ka edhe futbollistë që paguhen me 30, 40 apo 50 mijë euro në vit. Më poshtë lista me 5 lojtarët më pak të paguar në Serinë A:

Brajt Giamfi (Benevento) – 50 mijë euro në vit

Andrju Gravijon (Benevento) – 50 mijë euro në vit

Fabricio Kaligara (Juventus) – 50 mijë euro në vit

Xhuzepe Borelo (Krotone) – 40 mijë euro në vit

Anielo Viskovo (Krotone) – 30 mijë euro në vit

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"