Njësoj si Joviç, futbollisti thyen urdhrin për karantinën dhe feston ditëlindjen e të fejuarës në Rusi

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Prill 5, 2020 | 22:04

Njësoj si Joviç, futbollisti thyen urdhrin për karantinën dhe feston ditëlindjen e të fejuarës në Rusi

Futbollisti rus i Selta Vigos në kampionatin spanjoll Fedor Smolov rrezikon të ndëshkohet nga autoritetet shtetërore spanjolle për thyerjen e urdhrit të qëndrimit në karantinë për shkak të situatës së rëndë të koronavirusit në shtetin iberik.

skysports-fyodor-smolov-west-ham-russia_4202603
Lojtari u ka kërkuar drejtuesve të klubit të largohet drejt vendlindjes për të zgjidhur një problem familjar. Pavarësisht paralajmërimeve të klubit, Smolov është larguar drejt Rusisë. “The Guardian” shkruan nga ana tjetër se lojtari ka udhëtuar për të festuar ditëlindjen e të fejuarës së tij Maria Jumisheva.

Pritet që dhe klubi të marrë masa kundër lojtarit. Rasti i tij është i ngjashëm me atë të sulmuesit serb të Real Madridit Luka Joviç, i cili u largua nga Spanja në kohën kur ishte shpallur gjendja e emergjencës.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"