Njësoj si ekipi i pronarëve të Interit/ Rrezikohet shkrirja e klubit të drejtuar nga Fabio Kanavaro, kërkohet ndihmë nga qeveria

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shtator 17, 2021 | 12:53

Njësoj si ekipi i pronarëve të Interit/ Rrezikohet shkrirja e klubit të drejtuar nga Fabio Kanavaro, kërkohet ndihmë nga qeveria

10 vite më parë një lojtar i panjohur në botën e futbollit u bë futbollisti i tretë i paguar në botë, pas Lionel Mesit dhe Kristiano Ronaldos. Bëhej fjalë për Dario Konka, i cili u ble nga kinezët e Guangzhu Evergrand.

guangzhu 2

Nga aty atij lojtari do u bashkoheshin shumë futbollistë dhe trajnerë të tjerë amerikano-jugor dhe europianë, të tërhequr nga ekipet e shtetit aziatik nga kontratat faraonike.

Sot, në fakt futbolli kinez rrezikon shumë që të humbasë një nga klubet më përfaqësues dhe fitues të dekadës së fundit, pasi humbën edhe ekipin e pronarëve të Interit, Zhiangsu Suning pak muaj më parë.

Në Shenzen, gjiganti Evergrand është në kolaps të madh financiar së bashku me Guangzhunë që sot kjo e fundit quhet, Guangzhu Julebu, duke qenë se Federata Kineze e Futbollit ndalon përdorimin e emrave të lidhur me prona të mëdha ose sponsorë.

Me një borxh më shumë se 250 miliardë euro kanë bërë një rinegocim të refuzuar nga kreditorët dhe protestat në rritje të investitorëve të vegjël, drejtuesit e klubit të stërvitur nga ish-kampioni i Botës me Italinë në vitin 2006, Fabio Kanavaro kanë kërkuar ndihmë nga autoritetet lokale dhe presin përgjigjen e qeverisë kineze.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"