Njeriu i rekordeve nuk di të ndalet/ Hamilton 100, historia vazhdon…

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shtator 28, 2021 | 12:05

Njeriu i rekordeve nuk di të ndalet/ Hamilton 100, historia vazhdon…

Të dielën në Rusi u shkrua një faqe shumë e rëndësishme në historinë e Formulës 1. 100 fitoret e Luis Hamiltonit certifikojnë një udhëtim të jashtëzakonshëm të këtij piloti, i cili e ka dërguar në një tjetër dimension këtë sport, në raport me atë që kanë arritur paraardhësit e tij në kategorinë më të lartë të automobilizmit.

210926111715-01-lewis-hamilton-100th-win-0926-exlarge-169

Britaniku i Mercedesit ka fiksuar standarde të reja në 15 sezonet që e kanë parë si numrin 1 të këtij sporti. Ka nga ata që besojnë se numrat nuk janë gjithçka dhe kjo mund të jetë e vërtetë, por aritmetika na ndihmon për të kuptuar më mirë perimetrin dhe gjurmën e këtij udhëtimi të pabesueshëm që Hamilton po bën në Formulën

1. Fitorja numër 100 e vulosur nën reshjet e shiut në Çmimin e Madh të Rusisë është një rezultat i paimagjinueshëm në logjikën e sportit dhe këtë e konfirmon më së miri historia e së shkuarës në F1. Për kapur një shumë të tillë suksesesh, duhet të mbledhim bashkë fitoret e legjendave si Fanxho, Lauda dhe Prost apo të Senës, Alonsos dhe Stjuartit.

Duke i lënë mënjanë epokat dhe historinë, e bëjmë këtë ushtrim vetëm për të treguar dimensionin e këtij rekordi, që është një rezultat prej jashtëtokësori. Për të siguruar triumfin treshifror, Hamiltonit i janë dashur 15 sezone, që prej debutimit fantastik në 2007-ën deri në garën e Rusisë dy ditë më parë.

Në çdo fitore kampioni i botës ka lënë shenjë, diku më pak e diku më shumë. Në tri dekada të ndryshme, djaloshi nga Stevenage ka arritur të festojë në 29 pista të ndryshme dhe në 22 shtete. Mesatarja e ngjitjes në shkallën më të lartë të podiumit është vërtet e frikshme: 35,6%, me 100 suksese në 281 gara të zhvilluara gjithsej.

hamilton-100-wins-f1-2021-sochi

FITORET MË TË BUKURA – Hamilton është vetë i pari që e di shumë mirë se jo të gjitha triumfet janë të njëjta. Ai ka arritur suksese heroike, të vuajtura, të djersitura dhe lista është shumë e gjatë. Por më poshtë po ju pasqyrojmë 10 fitoret më të bukura në Formulën 1 të britanikut. E nisim nga viti 2007 me suksesin në SHBA, për të vijuar një vit më vonë me garat në Britaninë e Madhe dhe Gjermani.

16326656382354

Kina dhe sërish Gjermania në vitin 2011, SHBA 2012, Bahrejn 2014, Gjermani 2018, Monako 2019 dhe Turqi 2020. Shumë suksese të tjera kanë ardhur në situata më pak ekstreme, në të cilat 7 herë kampionit të botës i është dashur thjesht të bëjë mirë apo “detyrën”. Me gjithë këto rezultate të pabesueshme, Hamilton nuk ka aspak ndërmend të ndalet, teksa shënjestra e radhës është Çmimi i Madh i Turqisë, që do të mbahet më 10 tetor.

ARTIN LLESHAJ – PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"