Njeriu i momentit te Gjermania, Fylkrug: Kemi luajtur me dy fytyra, fitorja i vetmi opsion

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Nëntor 30, 2022 | 23:45

Njeriu i momentit te Gjermania, Fylkrug: Kemi luajtur me dy fytyra, fitorja i vetmi opsion

Niklas Fylkrug i ka rikthyer projektorët e protagonistit drejt vetes pas golit ndaj “Furisë së Kuqe”, e cila përkthehet në mbajtjen ende gjallë të shpresave për një kualifikim të mundshëm për më tej. Finalizimi ndaj iberikasve i ka rritur kredencialet e tij, njëkohësisht edhe oreksin gjatë duelit të radhës.

e1565659e76fceffbcece5bbf352f93b

29-vjeçari në konferencën për shtyp ka shprehur synimet e qarta mbi situatën ku ata ndodhen: “Deri tani kemi prezantuar dy fytyra të ndryshe në Botërorin e Katarit. Takimi i fundit rezultoi prova e duhur për të rritur besimin se jemi të aftë t’i bëjmë ballë edhe kundërshtarëve të një kalibri botëror si ekipi i Enerikes. Gjithsesi kjo i përket të shkuarës.

Tashmë është momenti i duhur për të reflektuar aq më tepër ku edhe falë kundërshtarit të radhës jemi ende në garë. Fitorja është e vetmja frazë e cila duhet të kumtojë në ambientin tonë, pasi kemi një komb nga mbrapa që na mbështet dhe beson te ne”, pohoi bomberi i Verder Bemen. Autori i 10 golave në Bundesligë pas 14 raundesh do të fliste me supelativa ndaj Mylerit dhe mënyrës së tij të të festuarit pas rrjetave të shënuara:

“Tomas është një lider i vërtetë jo vetëm në fushën e lojës. Ai gëzon përqendrim të admirueshëm në stërvitje, shembull i mirë për të gjithë grupin. Ndërsa mbi aspektin e festimit nuk jam brohoritës i madh, ashtu si Gjermania nuk njihet në këtë element, mjafton fitorja”, përfundoi Niklas.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"