Njeriu i momentit në La Liga 2/ Futbollisti më i shtrenjtë i Granadës, Myrto Uzuni preferon… dygolëshat

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Dhjetor 6, 2022 | 14:17

Njeriu i momentit në La Liga 2/ Futbollisti më i shtrenjtë i Granadës, Myrto Uzuni preferon… dygolëshat

Fillimi i tij në Spanjë ishte disi i vështirë, pasi Granada nuk ia doli të mbijetonte në La Liga sezonin e kaluar, teksa këtë vit, Myrto Uzuni është padyshim njeriu i momentit në klubin spanjoll, por edhe në të gjithë kampionatin, thënë kjo pasi udhëheq listën e golashënuesve me 10 rrjeta në 18 javë kampionat deri tani, duke u kthyer gjithashtu një pikë kyçe për ekipin e tij dhe objektivat që ata kanë.

Uzuni5

Golat – Duket disi e veçantë, por Uzuni ka realizuar 10 golat e tij në vetëm pesë ndeshje, duke shënuar tri herë nga dy gola, një herë tripletë dhe një herë të vetme një gol.

“Viktimat” e sulmuesit të Kombëtares deri tani janë ekipet: Dopietë kundër Alaveshit, (i pari aktualisht në renditje), dopietë kundër Gijonit, dopietë ndaj Mirandes, tripletë ndaj Vijareal B dhe një gol kundër Santanderit.

Në të gjitha ndeshjet që Myrto ka shënuar ekipi i tij ka regjistruar fitore, çka golat kanë qenë tepër vendimtarë.

Ndërkohë, jo vetëm gola, por beratasi ka arritur që të japë edhe tri asiste për shokët e tij.

Vlera – Sipas faqes së njohur “Transfermarkt”, vlera e Myrto Uzunit është rritur ndjeshëm, duke arritur në 5 milionë euro.

Sulmuesi 27-vjeçar është bërë lojtari i tretë më i shtrenjtë në La Liga 2 dhe më i shtrenjti në ekipin e Granadës që i ka rinovuar kontratën pak kohë më parë, duke rritur bonuset për golat dhe asistet e Uzunit.

Nuk përjashtohet që në janar apo në verë, shumë ekipe të hidhen në sulm për shqiptarin.

Mundësia tjetër është që Uzuni të arrijë të ngjitet me skuadrën e tij Granada në La Liga, aty ku ishte vjet dhe kjo do të rriste edhe më shumë vlerën e tij, por shanset për të kaluar në një ekip më të madh janë tepër të mëdha.

Gara me Sadikun – Të bëhet qejfi kur dy shqiptarë garojnë për golashënues në një kampionat si ligae dytë spanjolle. Armando Sadikuështë në kuotën e 7 golave meKartagjenën, ndërsa tre më shumëka Uzuni dhe duke parë ecurinë e mirë të të dy lojtarëve, mundtë presim një garë deri në fundtë kampionatit.

Kujtojmë këtuse të dy lojtarët, kanë si objektiv ngjitjen mes më të miravenë Spanjë, ku Sadiku renditetnë vendin e pestë, ndërsa Uzuni në të 7-in.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"