Njeriu-gol i Vllaznisë, Latifi: Duhej ta mbyllnim më shpejt me Partizanin

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Dhjetor 8, 2021 | 20:35


Njeriu-gol i Vllaznisë, Latifi: Duhej ta mbyllnim më shpejt me Partizanin

Vllaznia zhvilloi në ndeshe shumë të mirë ndaj Partizanit duke marrë tre pikët që i nevojiteshin. Sipas njeriut-gol të shkodranëve, Liridon Latifi, skuadra gaboi vetëm që nuk mbylli ndeshjen me golin e dytë duke mbajtur të kuqtë në garë deri në fund.

latifi

Duke folur për “SuperSport”, autori i katër golave me shkodranët në këto javë të para, theksoi se ishte shumë i kënaqur me atë që po shprehte personalisht ai dhe ekipi deri tani.

“Unë po ec mjaft mirë, shpresojmë të vazhdojë kështu se edhe ekipi po ecën mirë. Po bëjmë ndeshje shumë kompakte se kjo ka shumë rëndësi.

Po mundohemi të kemi tifozët afër dhe u bëj thirrje të gjithëve të na përkrahin gjithë kohën.

Mendoj se duhej të kishim shënuar golin e dytë. Kur mbetëm me 10 u bë shumë e vështirë, nuk arritëm të krijonim raste se ishim me më pak lojtarë. Jemi të kënaqur dhe unë personalisht jam shumë i kënaqur me ndeshjen time.

Më mirë me Aralica apo Gjurgjeviç? Të dy kanë karaktere të ndryshme. Aralica është më i fuqishëm, Gjurgjeviç kërkon më shumë hapësira. Nuk e di, t’ia lëmë kohës”, tha Latifi.

PANORAMASPORT.AL