Njëri thyen gishtat e tjetri zhduket në drejtim të paditur, njihuni me ekipin që ka ngelur pa portier

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Prill 2, 2018 | 23:07

Njëri thyen gishtat e tjetri zhduket në drejtim të paditur, njihuni me ekipin që ka ngelur pa portier

Ndonjëherë duket sikur portieri i dytë dhe i tretë në një ekip futbolli nuk janë shumë të dobishëm, pasi portieri i parë mund të mos dëmtohet asnjëherë përgjatë një sezoni. Por, ka nga ato raste kur as tre portierë nuk të mjaftojnë.

_100626455_liamgooch.herefordfcvsbiggleswadetown.martynhaworth.mhsportsphoto2018-2

Kjo gjë i ka ndodhur ekipit anglez, Biggleswade Town, që luan në një ligë rajonale dhe po përjeton një krizë portierësh.

Ky klub ka regjistruar tre portierë në federatë, por në këtë pikë të sezonit nuk ka asnjërin prej tyre të gatshëm. Portieri i parë, Liam Gooch, ka thyer gishtat. Portieri i dytë, Sam Donkin, ka pësuar një dëmtim në shpinë, ndërsa portieri i tretë mendohet se është kthyer në vendlindje në Poloni.

_100626880_chrisnunn.herefordfcvsbiggleswadetown.martynhaworth.mhsportsphoto2018

Data e fundit për të transferuar lojtarë në këtë ligë ishte në 22 mars, dhe ata nuk do të lejohen të regjistrojnë ndonjë portier tjetër. Kjo do të thotë se ky ekip duhet t’i luajë 8 ndeshjet e mbetura të këtij sezoni pa një portier të mirëfilltë.

Arsyeja se pse Biggleswade nuk lejohet të regjistrojë një portier tjetër është sepse portieri i tretë nuk figuron i dëmtuar dhe kjo do të thotë se në letra ata kanë një portier të gatshëm për të luajtur.

BWT

Në ndeshjen e së dielës, në portë luajti kapiteni i ekipit, që pozicionin natyral e ka si anësor. I pyetur nga “BBC Sport” mbi këtë vendim, trajneri i ekipit tha: “Menduam që në stërvitje të bënim një seancë penalltish dhe kishim nevojë për dy portierë vullnetarë. Kapiteni Craig, nuk mund të luante si lojtar, pasi kishte dëmtuar gjurin, kështu që menduam ta provonim në portë.”

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"