Njëri sprintier tjetri i çeliktë, ja 2 shtyllat me të cilët synon të ringrihet Milani

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Dhjetor 12, 2019 | 19:39

Njëri sprintier tjetri i çeliktë, ja 2 shtyllat me të cilët synon të ringrihet Milani

Me siguri në prapavijën e Milanit e ndoshta mbi të gjithë ekipin. Alesio Romanjoli dhe Teo Hernandez janë dy nga shtyllat me të cilat Milani synon të ringrihet nëpërmjet rezultateve.

Teo Romanjoli

Kapiteni duket i palodhur dhe nëse zbret në fushë të dielën, do të barazojë rekordin e tij personal prej 16 ndeshjesh radhazi në fushë pa u zëvendësuar. Arritja në fjalë i përket vitit 2015, kur Romanjoli mbronte ngjyrat e Sampdorias.

Milan

Rekordi, në rastin e Hernandezit, është arritur. Të dielën e kaluar, në një nga zbritjet e tij, francezi ka arritur një shpejtësi prej 30,92 km në orë. Vrapimi i mbrojtësit ngjason më shumë me atë të një sprinteri, teksa Pioli dhe përgatitësit atletikë fërkojnë duart.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"