Njëri prej aseteve të skuadrës, Lacio pranon ta shesë “xhevahirin” me skonto

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Korrik 6, 2020 | 15:29

Njëri prej aseteve të skuadrës, Lacio pranon ta shesë “xhevahirin” me skonto

Mesfushori i spikatur i Lacios Sergej Milinkoviç-Saviç do të mund të largohet nga bardhekaltrit me çmim të reduktuar.
sergej-milinkovic-savic-lazio-940x530
Media e njohur italiane “Calciomercato” raporton se drejtuesit e Lacios do të zbresin çmimin e futbollistit serb nga 100 milionë në 70 milionë euro në mënyrë që të mundësojnë transferimin e tij te një klub i madh.

Saviç kërkohet nga Mançester Junajtid dhe PSG-ja, ndërsa në të kaluarën edhe Juventusi me Real Madridi kanë shprehur interes për të.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"