Njëri prej më të mirëve në kampionatin shqiptar, Lorenc Trashi vlerësohet me çmim

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga bota e sportit

Postuar: Shkurt 17, 2020 | 18:16


Njëri prej më të mirëve në kampionatin shqiptar, Lorenc Trashi vlerësohet me çmim

Futbollisti i Partizanit Lorenc Trashi u vlerësua nga bashkia dhe klubi i Gramshit për promovimin e emrit të qytetit dhe skuadrës në futbollin shqiptar.

86374863_10221452875261270_6501327206097092608_n (1)

27-vjeçarit iu dha “çertifikatë mirënjohje” nga Bashkia e Gramshit për cilësitë e demonstruara në fushën e futbollit. I pranishëm në ceremoni ishte dhe gazetari i mirënjohur sportive Dëfrim Methasani.

Pasi nisi karrierën me Gramshin, Trashi u aktivizua për 1 sezon me Lushnjen dhe më pas kaloi te Partizani me të cilin ka fituar 1 kampionat dhe 1 Superkupë të Shqipërisë duke u kthyer në njërin prej liderëve të të kuqve.

Mesazhi i publikuar nga Dëfrim Methasani:

Gramshi festoi 60-vjetorin e qytetit e sportit dhe padyshim që në epiqendër ishte futbollisti Lorenc Trashi që u nderua nga bashkqytetarët e tij. Njerëz të tillë shërbejnë edhe si modele ku të rinjtë e kanë shembullin për ta ndjekur. Merita shkon për bashkinë dhe klubin e Gramshit që realizuan këtë festë ku bashkuan dhe nderuan brezat.

trashiiii

 




Për t’u bërë pjesë e grupit të "Panorama Sport" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI PANORAMA SPORT: https://www.facebook.com/groups/sportionline/

www.minuta90.com