Njëri në sulm e tjetri në mbrojtje, fantazisti i kombëtares shqiptare edhe ish-lojtari i Partizanit janë mes 40 më të mirëve të Serisë A

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Dhjetor 25, 2021 | 23:00

Njëri në sulm e tjetri në mbrojtje, fantazisti i kombëtares shqiptare edhe ish-lojtari i Partizanit janë mes 40 më të mirëve të Serisë A

Seria A ka mbyllur gjysmën e parë të saj dhe tashmë po bën pushimet e merituara pas një faze të parë me një rivalitet shumë të ashpër. Sigurisht, një kampionat që ka prodhuar edhe paraqitje individuale shumë të mira e mes tyre, spikatin edhe ato të futbollistëve shqiptarë.

bajrami rrahmani

Portali “Tuttomercatoweb” ka përpiluar listën e 100 futbollistëve më të mirë deri tani, duke u bazuar te notat mesatare që kanë marrë lojtarët e ndryshëm të cilët kanë luajtur të paktën 10 ndeshje në këtë edicion. Ajo që bie në sy menjëherë është se në listë bën pjesë që në sezonin e debutimit Nedim Bajrami.

Fantazisti i përfaqësueses shqiptare, me një mesatare note prej 6,33, renditet në vendin e 35-të në këtë klasifikim, duke bërë të qartë se është padyshim një prej talenteve që duhet ndjekur me shumë vëmendje.

Më mirë se ai ka bërë një tjetër futbollist shqiptar, me një të kaluar në Superiore si Amir Rrahmani, dikur pjesë e Partizanit. Mbrojtësi i Kosovës gjendet në vendin e 21-të në renditje, me një mesatare note prej 6,44 për paraqitjet që ka dhuruar në këtë sezon.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"