Njeri i shkëlqyer edhe jashtë fushe, shikoni veprimin e madh të bërë së fundmi nga Del Piero

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shtator 16, 2020 | 12:23

Njeri i shkëlqyer edhe jashtë fushe, shikoni veprimin e madh të bërë së fundmi nga Del Piero

Legjenda e Juventusit, Alesandro Del Piero, përveç shkëlqimit që ka pasur në fushat e blerta, ku ka fituar zemrat e shumë tifozëve, shfaqet një njeri i madh edhe jashtë fushave.

delpiero.bisognosi.2020.750x450

Së fundmi ish-sulmuesi italian ka bërë një gjest të madh, për familjet në nevojë. Del Piero së bashku me disa ndihmës të tij, kanë ofruar ushqim falas, për disa familje në kushte të vështira në Los Anxheles.

“Është nder për mua, të sjell buzëqeshje dhe ushqim te njerëzit në nevojë. Gjithashtu po punohet për të siguruar shtëpi falas për të gjithë të pastrehët”, shkruan Del Piero në profilin e tij.


PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"