“Njerëzve nuk u besohet kur më shikojnë në këtë gjendje”, historia prekëse e ish-futbollistes shqiptar që punon pastruese

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shtator 26, 2020 | 13:17

“Njerëzve nuk u besohet kur më shikojnë në këtë gjendje”, historia prekëse e ish-futbollistes shqiptar që punon pastruese

Ish-futbollistja legjendare dhe ish-kapitenia e Maqedonisë së Veriut në futboll për femra, Shyret Brahimi, pas tërheqjes nga sporti po kalon ditë shumë të vështira. Ish-lojtarja shqiptare nga Shkupi në vitet 2002-2008, e cila ka qenë pjesë e ekipit KFF Shqiponja, ku ka shkruar historinë e këtij klubi me dhjetëra tituj të fituar, si dhe ka marrë pjesë 6 herë edhe në Ligën e Kampioneve, ka rrëfyer për mediat maqedonase vështirësitë:

kapitenja

“Po kaloj një jetë të vështirë që s’e kam besuar as vetë. Jetoj e vetme në shtëpi, pa prindër. Vëllezërit dhe motrat kanë familjet e tyre. Kam ardhur në një situatë që të punoj si pastruese nëpër shtëpi të huaja. Shumë njerëz më kanë parë duke pastruar. Më pyesin se a jam Shyretja apo jo. Përveç pastrimit, njerëzit më thërrasin edhe në përkujdesje të fëmijëve të tyre, kur ata kanë nevojë. Besomëni, se njerëzit habiten kur më shohin në këtë gjendje, thonë: ‘Si është e mundur që një futbolliste me emër po pastron dhe përkujdeset për fëmijë'”, deklaroi Brahimi për “News-TV.

pastruese

Ish-futbollistja e famshme ka vetëm një dëshirë: “Dëshira ime është që të kem një punë të rregullt dhe një rrogë. Unë jam si ndihmëstrajnere në U-15 të Maqedonisë për femra, por kemi grumbullime një herë në tre muaj dhe na paguajnë nga 50 euro. Çka të bëj me ato para?

U kam thënë disa personave që të më sigurojnë një vend pune, sepse e meritoj, pasi kam dhënë shumë djersë për futbollin. Po më thonë të pajisem me licencë, por s’është problem licenca. Unë do të pajisem, por ajo s’më jep ushqim. Unë kam nevojë urgjente për një vend pune në federatë”, përfundoi Shyret Brahimi, e cila është tërhequr nga futbolli në vitin 2015.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"