“Njerëzit nuk duhet të bëjnë fëmijë me këtë virus”, ish-sulmuesi habit dhe dhuron 100 mijë prezervativë

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Prill 2, 2020 | 23:50

“Njerëzit nuk duhet të bëjnë fëmijë me këtë virus”, ish-sulmuesi habit dhe dhuron 100 mijë prezervativë

Bota tashmë është izoluar dhe njerëzit janë mbyllur në shtëpitë e tyre, për shkak të përhapjes së Koronavirusit.

080314579-db8a4f91-18ae-49e3-8ca1-97ba8af0b9ba

Pikërisht nga kjo kërkon të përfitojë ish-sulmuesi i Parmës dhe Njukastëllit, Faustino Asprila, i cili tashmë ka një biznes të tijin të prezervativëve.

Kolumbiani ka vendosur të dhurojë 100 mijë prezervativë për të gjithë që janë në karantinë, duke thënë se nuk duhet të bëjnë fëmijë në kohën e këtij virusi. “Kam shumë prezervativë në kompaninë time dhe dua të më ndihmoni t’i harxhoj ata. Kjo pasi unë e kam të vështirë t’i harxhoj të gjithë.

Bërja e fëmijëve në këtë kohë të virusit nuk është diçka e mirë. Unë kam 3 milionë prezervativë të mbetur në fabrikë dhe për të ndihmuar njerëzit, do të jap 1 pako falas për të gjithë ata që blejnë 3 pako.”, u shpreh Asprila.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"