Njëlloj si Manaj, ish-mesfushori i Skënderbeut gjen akordin me klubin e La Liga

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Gusht 19, 2021 | 19:43

Njëlloj si Manaj, ish-mesfushori i Skënderbeut gjen akordin me klubin e La Liga

Një ish-futbollisti i Skënderbeut pritet t’i bashkohet klubit të Betis në Spanjë. Mesfushori ganez Kuasi Sibo, i cili u bë pjesë e bardhekuqve në pjesën e dytë të sezonit 2018-2019, është pranë firmës me klubin e njohur spanjoll, por për t’u bërë pjesë e ekipit të dytë.

manaj sibo

Sibo ka luajtur në dy sezonet e fundit në radhët e Ibicas në Spanjë dhe aty ka lënë përshtypje të mira, duke bindur drejtuesit e Betis Deportivo, skuadrës së dytë të Betis Seviljes, që ta bëjnë pjesë të projektit të ri në kategorinë e tretë që synon ngjitjen në La Liga 2. Ai do të kryejë vizitat mjekësore gjatë ditës së nesërme dhe më pas do të nënshkruajë marrëveshjen e cila parashikohet të jetë disavjeçare, siç veproi Rei Manaj me Barcelonën B.

Mesfushori ganez ishte një nga emrat e spikatur të Skënderbeut në sezonin 2018-2019, edhe pse luajti vetëm gjysmën e dytë të sezonit atje. Nën drejtimin e Ilir Dajës, ekipi siguroi vendin e katërt në kampionat, duke siguruar Europën e shlyer një nga vitet e dënimit të korçarëve në arenën ndërkombëtare.

sibo

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"