Një yll i ri në shtangë, Kleopatra Aliaj kampione Europe

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Dhjetor 13, 2019 | 11:45

Një yll i ri në shtangë, Kleopatra Aliaj kampione Europe

Peshëngritja konfirmohet edhe një herë si sporti më i suksesshëm shqiptar në arenën ndërkombëtare. Pas sukseseve të arritura nga Briken Calja apo Erkand Qerimaj, këtë herë ata që shkëlqejnë janë sportistët e Kombëtares U15 dhe U-17, të cilët morën pjesë në Kampionatin Europian të peshëngritjes që po mbahet në Eliat të Izraelit. 

kleopatra-saliaj-2

Ditën e djeshme, Kleopatra Saliaj dhuroi një paraqitje fantastike duke rrëmbyer 1 medalje ari dhe 2 argjendi. Shtangistja fierake konkurroi në kategorinë e peshave deri në 64 kilogramë. Ajo e nisi me provën e parë me 85 kg në shtytje, por pa mundur ta ngrejë me sukses. Më pas, në provën e dytë në këtë stil, ja del ta realizojë në mënyrë të shkëlqyer të njëjtën peshë.

Në provën e saj të tretë, Kleopatra provon me peshën 90 kg, por nuk arrin ta realizojë. Megjithatë, rezultati 85 kg i mundëson medaljen e argjendit shtangistes së Apolonisë. Ndërsa në stilin e shtytjes, paraqitja e 17- vjeçares është vërtetë fantastike. Saliaj kalon fillimisht me sukses provën me 105 kg. Në tentativën e dytë me 108 kg, dështon. Ndërsa mahnit në provën e saj të tretë me 109 kg, ku ja del me sukses.

kleopatra-saliaj

Ky rezultat e shpall Kleopatra Saliajn kampione Europe, ndërsa me 194 kg gjithsej në dygarësh, ajo rrëmben edhe një tjetër medalje argjendi. Një arritje e shkëlqyer nga një talent shumë premtues, e cila ka një të ardhme të madhe përpara. Tashmë pa frikë mund të thuhet se përveç meshkujve, kombëtarja kuqezi ka në gjirin e saj një shtangiste femër, që prej vitesh na kishte munguar.

Franko Ferra, tri medalje bronzi 

Një tjetër shtangist që shkëlqeu në Europianin që po mbahet në Izrael, ishte edhe Franko Ferra. Peshëngritësi elbasanas konkurroi të mërkurën në kategorinë e peshave 89 kilogramë për moshat U-15 dhe arriti të marrë tri medalje bronzi.

Në shkëputje regjistroi rezultatin 124 kg, duke u ngjitur në shkallën e tretë të podiumit. Në shtytje, prova e tij më e mirë ishte 150 kg, që i mundësoi një tjetër medalje bronzi dhe në dygarësh regjistroi 274 kg gjithsej, duke i shtuar koleksionit të tij një tjetër medalje bronzi. Ndërsa i pari nga shtangistët kuqezi që është ngjitur në pedant është Samuel Bishanaku, i cili garoi në peshat 61 kg për moshat U-15, në datën 8 dhjetor por pa mundur të futet në zonën e medaljeve. Bishanaku ka ngritur 98 kilogramë në shkëputje. Më pas, në shtytje 112 kilogramë dhe me dygarëshin 210 kilogramë, është renditur i shtati.

ARTIN LLESHAJ

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"