Një “xhol” për Interin, mesfushori i Barçës shumë pranë huazimit te zikaltrit. Ndjek rrugën e babait

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Janar 12, 2018 | 21:10

Një “xhol” për Interin, mesfushori i Barçës shumë pranë huazimit te zikaltrit. Ndjek rrugën e babait

I nteri është gjithmonë e më pranë Rafael Alkantara do Nashimentos, i njohur më mirë si Rafinja, mesfushor me tipare sulmuese i Barcelonës. Formula mbetet ende për t’u saktësuar (oferta zyrtare mendohet të jetë huazim me të drejtë blerjeje i fiksuar në 20 milionë euro plus 3 si bonuse), në linja të përgjithshme janë arritur megjithatë të gjitha akordet e domosdoshme, si me klubin ashtu edhe midis lojtarit dhe Interit.

Përpara firmave përfundimtare do nevojiten natyrisht verifikime të mëtejshme fizike mbi djaloshin, që për probleme të ndryshme, nuk luan një ndeshje zyrtare prej prillit të kaluar. 24-vjeçari brazilian (me pasaportë spanjolle), punon megjithatë prej një muaji e gjysmë me grupin katalanas dhe kontrollet mjekësore, që kanë ardhur deri më tani në selinë zikaltër duken bindëse: e ka miratimin për të luajtur nga mjekët e Barçës që prej 18 dhjetorit.

familja rafinja

Duke qenë një përforcim i dobishëm në prag të garës për Champions, lojtari ka marrë pëlqimin e drejtuesve zikaltër, të cilët ndërkaq, presin një përgjigje nga homologët spanjollë brenda 48 orëve.

RRUGA ATËRORE – Në futbollin modern ndodh edhe që një baba të ketë një djalë, që luan me Spanjën e tjetri me Brazilin. Zgjedhje e mirë, në çdo rast. Mbetet gjithsesi kureshtare, mbi të gjitha nëse babai në fjalë, me Brazilin ka fituar një Botëror. Kjo është familja do Nashimento (Alkantara është mbiemri i mamasë): dy djemtë janë rritur në Vigo e të rritur nga ana futbollistike në “Masia”, Akademia e Barcelonës.

Rafinja

I madhi (Tiago) luan te Bajerni, ndërsa Rafinja ka mbetur në Katalonjë. Tashmë mund të ndjekë gjurmët e babait, që në vitet ’90 luajti në Itali për Leçen dhe Fiorentinën. Rafaelit, si me “Selecao”-n ashtu edhe me Barçën, i është dashur të përshtatet: shkoi në huazim te Selta dhe zhvilloi një sezon të madh e më pas ka dashur gjithmonë të gjejë hapësirën e tij me “blaugrana”-t. Pas dëmtimeve (tashmë të lëna pas) mbetet të kuptohet sesa do t’i duhet për t’u rikthyer në formë optimale.

Përgatiti: LEDIO NASE

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"