Një vit pa “punë”, Alegri gati t’i japë fund pushimeve. Rreshtohen dy klube favorite për të

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Maj 25, 2020 | 12:06

Një vit pa “punë”, Alegri gati t’i japë fund pushimeve. Rreshtohen dy klube favorite për të

Ish-trajneri i Juventusit dhe Milanit Masimiliano Alegri dëshiron të kthehet në punë brenda këtij viti.
masimiliano alegri1
Pasi po pushon prej gati një viti, Alegri dëshiron të drejtojë një skuadër me emër. Favorit kryesor është PSG-ja, e cila prej kohësh e ka piketuar trajnerin italian si njeriun e duhur për të stërvitur kampionët e Francës. Por, një tjetër alternativë interesante është dhe Mançester Junajtid, teksa Ole Gunar Solskjaer mund të shkarkohet nëse nuk arrin të kualifikojë skuadrën në Ligën e Kampioneve për sezonin e ardhshëm.

Alegri ka deklaruar më parë se dëshiron të provojë veten jashtë Italisë.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"