Një virus “fundos” Luftëtarin, kërkohet shtyrja e ndeshjes

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Mars 31, 2016 | 15:42

Një virus “fundos” Luftëtarin, kërkohet shtyrja e ndeshjes

Zbardhen shkaqet e gjendjes së vështirë shëndetësore që përjetuan futbollistët e Luftë- tarit një ditë më parë. Dhjetë lojtarë u prekën njëkohësisht nga një virus gripal. luftetariKy është konstatimi i shefit të urgjencës së spitalit “Omer Nishani”, Thanas Bashari, pas ekzaminimit të futbollistëve një natë më parë. Dy mjekët patologë, Thanas Bashari dhe Armand Mulla, paraditen e djeshme rreth orës 11:00 kanë diagnostikuar nga afër futbollistët bluzinj në hotelin ku ata janë të akomoduar. Albano Aleksi, Orjad Beqiri, Oltion Rrapaj, Agim Meto, Behar Ramadani, Lejdi Liçaj, Arbër Dhrami, Eduart Rroca, Donald Rrapo dhe Besmir Arifaj janë lojtarët e diagnostikuar dje me virusin gripal.

Shkaku

Në një prononcim për gazetën, mjeku Bashari thotë: “Nuk bëhet fjalë për helmim, por për një epidemi virusale që ka prekur dhjetë futbollistë të akomoduar në një ambient të përbashkët. Nëse je në kushte të tilla sikundër jetojnë lojtarët me njëri-tjetrin, atëherë nuk ka asgjë për t’u habitur, pasi virusi gjen momentin e duhur dhe prek masivisht të pranishmit.

Pavarësisht numrit të futbollistëve të prekur nga viroza gripale, dy lojtarë, Agim Meto dhe Behar Ramadani, përpos gjendjes së përgjithshme, aktualisht janë me bronkit. Meto në momentin e konstatimit të parë ishte me temperaturë 37.8, ndërsa Ramadani me 37.5. Gjithsesi, nuk ka asgjë për t’u shqetësuar, pasi vetëm një lojtar i është nënshtruar injektimit, emri i të cilit nuk më kujtohet”, u shpreh Bashari në prononcimin e tij.

Kërkesa

Të ndodhur përpara kësaj gjendjeje, drejtuesit e Luftëtarit i kanë dërguar dje FSHF-së një kërkesë ku kërkojnë shtyrjen e ndeshjes ndaj Turbinës, e parashikuar për të shtunën në Cërrik. Burimet zyrtare bëjnë të ditur se klubi është në pritje të një përgjigje nga institucioni i futbollit. “Pas analizave mjekë- sore dhe kontrollit të detajuar nga mjekët, rezulton se lojtaret e ekipit do ta kenë të pamundur të jenë në fushë kundër Turbinës. Klubi do kërkojë shtyrjen e ndeshjes”, thuhej në reagimin e djeshëm në faqen zyrtare të klubit në “Facebook”.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"