Një “ushtri” në staf, Partizani me formacion ekstra

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shtator 21, 2017 | 22:08

Një “ushtri” në staf, Partizani me formacion ekstra

Për të fituar një titull kampion, duhet edhe një staf i mirë nga pas. Por, te Partizani stafi mund të quhet ndryshe edhe një ushtri. Trajner, zv.trajner, këshilltar, drejtor sportiv, drejtor të përgjithshëm, menaxher skuadre, fizioterapist… gjithçka që i duhet një ekipi për të fituar titullin e shumëdëshiruar në këto 25 vite.

Partizani

Presidenti Gazmend Demi, përveçse nuk është kursyer në afrimin e lojtarëve, nuk e ka bërë një gjë të tillë edhe në staf. Janë plot 15 njerëz që merren drejtpërdrejtë me skuadrën, çdo ditë dhe pjesa më e madhe e tyre janë prezentë gjatë seancave stërvitore.

“Panorama Sport” ka hartuar edhe atë që mund të konsiderohet si formacioni ekstra, ose ai i stafit, ku trajneri është pa dyshim Luçiano Moxhi, të cilit i është besuar skuadra nga presidenti Demi, pavarësisht se vetë italiani shprehet se është thjesht në rolin e këshilltarit.

luciano moxhi partizani

DOMINIMI – Duke qenë se Moxhi është “de facto” në krye të Partizanit, ata që dominojnë në formacioninstaf të të kuqve janë italianë. Trajneri i portierëve Mario Kapeçe dhe Korrado Sakone kanë qenë pjesë e të kuqve nga sezoni i shkuar. Ndërkohë që është afruar Moxhi në rolin e këshilltarit, Iuliano trajner, Dosena zv.trajner dhe Preiti drejtor sportiv.

Parizani

Ndërsa sa i takon pjesës vendase në staf vazhdojnë të jenë të njëjtët, ku Tomori është në rolin e drejtorit të përgjithshëm, Starova dhe Haxhia këshilltar, Dalipi zv.trajner dhe me radhë duke vazhduar te stafi mjekësor dhe menaxheri i ekipit, por edhe mjeku e fizioterapisti.

Por, presidenti Demi nuk është mjaftuar me kaq, pasi ai ka lidhur edhe një bashkëpunim me ish-lojtarin e famshëm të Kombëtares braziliane, Bebeton, i cili është në pozicionin e këshilltarit të presidentit dhe është ngarkuar për të afruar lojtarë nga vendi i tij në kampin e kuq.

ARMAND HALILI

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"