Një trajner francez për Kosovën, zbulohet cili do të ulet në stolin e “dardanëve”

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Janar 15, 2021 | 15:43

Një trajner francez për Kosovën, zbulohet cili do të ulet në stolin e “dardanëve”

Trajneri i Kosovës, Bernard Shaland pritet të ketë një staf të ri për kualifikueset e Botërorit “Katar 2022”.

Dg2Op5lXkAEuieP

Postin e ndihmës trajnerit do e marrë një francez, pasi Muharrem Sahiti, që e ka mbajtur deri tani do largohet për një post në federatë. Sipas “Indeksonline”, francezi Sebastien Biçard, do të jetë krahu i djathtë i Shalandit në të ardhmen.

Ky i fundit në të kaluarën ka punuar si trajner te skuadra e Sionit në Zvicër, ndërsa tani do të emërohet ndihmëstrajner te Kosova. 37-vjeçari njihet prej kohësh me trajnerin aktual të Kosovës dhe duket se ka qenë pikërisht Shaland ai që i ka kërkuar drejtuesve Biçardin në stol.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"