Një tjetër Van Persi i bashkohet Fejenord, djali i legjendës firmos me klubin holandez

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Maj 16, 2022 | 22:28

Një tjetër Van Persi i bashkohet Fejenord, djali i legjendës firmos me klubin holandez

Robin Van Persi përshkroi hapat e tij të parë në futbollin profesionist duke luajtur me skuadrën e Fejnord, ku u bë një emër i njohur më pas edhe në arenën ndërkombëtare. Tanimë të njëjtat hapa shpreson të ndjekë edhe djali i tij, Shakil.

sdsdsdsdsd

Klubi i Fejnord ka bërë të ditur se ka nënshkruar një kontratë profesionistësh deri në vitin 2025 me djaloshin 15-vjeçar, i cili i është bashkuar si fillim akademisë dhe do të provojë të ndjekë gjurmët e babait të tij të famshëm, i cili aktualisht është trajner në këtë akademi.

“Jam që në moshën 10-vjeçare në këtë klub dhe për mua është një moment shumë special. Fejnordi është një shtëpi e dytë për mua”, tha djaloshi i cili është kapiteni i ekipit U16 të Fejnord.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"