Një tjetër skuadër del në skenë për Lautaron, Interi e përdor për të rritur çmimin. Lojtari ka marrëveshje për kalimin te…

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Maj 7, 2020 | 13:35

Një tjetër skuadër del në skenë për Lautaron, Interi e përdor për të rritur çmimin. Lojtari ka marrëveshje për kalimin te…

Inter, Barcelona dhe… PSG. Në pasigurinë e zhvillimit të ngjarjeve për Lautaro Martinezin, shtohet një tjetër e panjohur. PSG-ja shfaq interesim për sulmuesin e Interit dhe kjo gjë i ndihmon këta të fundit që të përfitojnë dhe të hapin një ankand për argjentinasin. Pavarësisht se presingu i katalanasve për të marrë një përgigje pozitive nga Interi është i lartë, zikaltrit nuk ka ndërmend që të bëjë ulje dhe kërkon 80 milionë euro dhe njërin mes Artur Melos dhe Semedos.Lautaro Martinez (R) of FC Internazionale scores the opening

I gjendur në këtë situatë, Marota ka luksin që të bëjë presion edhe me interesimin e PSG-së. Stiven Zhang dhe Antonio Konte do të ishin shumë të lumtur nëse do ta mbanin Lautaron edhe për sezonin e ardhshëm, por jo pa dëshirën e tij. Në fakt, “El Toro” u ka thënë drejtuesve që dëshiron të luajë me Lionel Mesin dhe në rast se vjen oferta e duhur, atëherë ai mund të largohet.

Sipas “ESPN”, Lautaro është një objektiv i PSGsë, pasi në Paris mund të largohen të dy sulmuesit kryesorë Kavani dhe Ikardi. Duke lënë mënjanë Mauriton, PSG-ja dhe Interi do të kishin të hapura edhe llogari të tjera për Lautaron. Nëse Leonardo futet në garën për të fituar shërbimet e argjentinasit, kjo do të thotë se ish-sulmuesi zikaltër nuk do të blihet, ose do të huazohet (te Juventusi?) direkt pasi të jetë blerë kartoni i tij. Megjithatë, pista që e çon Lautaron në Paris është shumë e vështirë sepse në Spanjë bëjnë me dije që Barcelona ka arritur akordin me lojtarin.lautaro-martinez

Nëse Lautaro Martinez do të largohet nga Interi, do ta bënte vetëm për të luajtur me Lionel Mesin, në të kundërt do të qëndronte edhe një sezon me fanellën zikaltër. Problemi është që Barcelona ka vendosur si kusht mesin e muajit maj për të marrë një përgjigje nga Bepe Marota, i cili po sheh me kujdes të gjithë situatën dhe po bisedon me presidentin Zhang për vendimin që duhet të marrin në lidhje me Lautaro Martinezin.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"