Një tjetër shans i artë për Rei Manajn/ Ja raportimet e fundit nga Spanja

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Qershor 26, 2022 | 22:45


Një tjetër shans i artë për Rei Manajn/ Ja raportimet e fundit nga Spanja

Sulmuesi i Kombëtares, Rei Manaj ka qenë i huazuar sezonin që sapo u mbyll te Specia. Klubi italian nuk është në gjendje të ekzekutojë opsionin e blerjes prej 2.7 milionë euro dhe për rrjedhojë, Manaj do të rikthehet te Barça pasi ka luajtur 30 ndeshje në Serie A dhe ka shënuar 5 gola, duke u spikatur më shumë për lojën e tij.

manaj

Sipas raportimeve të medias të njohur spanjolle, “Mundo Deportivo”, 25-vjeçari kërkon një shans në fazën përgatitore, për të bindur trajnerin Çavi Hernandez në miqësoret që do të zhvillohen gjatë kësaj periudhe vere.

Manaj ishte një nga zbulimet e mëdha të Barçës sezonin e shkuar, ku në miqësoret e zhvilluara ai shënoi katër gola në 117 minuta lojë. Kontrata e tij me katalanasit, përfundon në vitin 2023, teksa pritet më mjaft kuriozitet të mësohet se si do të rrjedhin gjërat për sa i përket të ardhmes së lushnjarit.

Si Barça ashtu edhe lojtari i mendojnë të gjitha formulat për sa i përket të ardhmes. Fillimisht Manaj do të jetët në urdhrat e Çavit më 4 korrik.  Shqiptari është i vetëdijshëm për vështirësitë e të qenit në skuadrën e Barcelonës. Vlen të theksohet se katalanasit paguan 700 mijë euro te Albasete për kartonin e shqiptarit në janar të 2020-ës.

PANORAMASPORT.AL