Një tjetër provë për Longon, Kukësi mundet nga sauditët me një eksperiment në mbrojtje

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Gusht 21, 2021 | 22:02

Një tjetër provë për Longon, Kukësi mundet nga sauditët me një eksperiment në mbrojtje

Kukësi ka zhvilluar sot miqësoren e dytë në Slloveni, ku nën drejtimin e trajnerit Diego Longo po zhvillon fazën përgatitore para fillimit të sezonit. Përballë ekipit verilindor sot ishte Al Uehda e Arabisë Saudite, e cila mposhti skuadrën shqiptare me shifrat 2-1.

kukesi

Por trajneri ka marrë disa informacione të rëndësishme mbi gjendjen fizike të futbollistëve e nëse ata mund të përshtaten me skemat që kërkon ai. Kështu, ai provoi Hilën në mbrojtje në këtë sfidë, teksa në mesfushë ishte Basha nga fillimi, kurse Daci ishte në majë të sulmit.

Basa shënoi i pari për Kukësin që në minutën e 20, por më pas arabët përmbysën sfidën duke barazuar shifrat para fundit të pjesës së parë e vulosur rezultatin 2-1 në të dytën. Pritet që në ditët në vijim Kukësi të zhvillojë një tjetër miqësore për t’i dhënë mundësinë trajnerit Longo që të përmirësojë manovrën e skuadrës me atë që janë idetë e tij mbi ekipin.

Formacioni titullar i Kukësit: Tafas, Rapo, Hila, Lulaj, Peposhi, De Lukas, Sh. Taipi, Basha, Gj. Taipi, Gavazaj, Daci.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"