Një tjetër portugez për Mançester Junajtid, mesfushori i Premier Ligës pranë transferimit te “Djajtë e Kuq”

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Maj 28, 2022 | 13:38

Një tjetër portugez për Mançester Junajtid, mesfushori i Premier Ligës pranë transferimit te “Djajtë e Kuq”

Mançester Junajtid dhe trajneri Erik Ten Hag kanë nisur përgatitjet për skuadrën e sezonit të ardhshëm, ku emri i fundit në listën e transferimeve për “Djajtë e Kuq” duket të jetë ai i mesfushorit të skuadrës së Uolverhempton, Ruben Neves.

8878

Sipas “The Sun” portugezi duket të jetë pranë një transferimi te Junajtid, të cilët janë të gatshëm të paguajnë rreth 50 milionë paund për transferimin e tij. Sezoni vështirë i vështirë i kaluar me skuadrën aktuale dhe dëshira për të luajtur me patriotët e tij Kristiano Ronaldo dhe Bruno Fernandes duket se e ka bindur dhe vetë mesfushorin për këtë transferim.

Në javët e ardhshme pritet kështu që Junajtid të prezantojë ofertën zyrtare për transferimin e mesfushorit, me trajnerin Ten Hag që do të shikonte një tjetër mesfushor me kualitet t’i bashkohej skuadrës për sezonin e ardhshëm.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"