Një tjetër ofertë për Muriqin, sulmuesi kërkohet nga…“piratët” e Spanjës

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Janar 25, 2022 | 15:03

Një tjetër ofertë për Muriqin, sulmuesi kërkohet nga…“piratët” e Spanjës

Vedat Muriqi është çdo ditë e më shumë larg Lacios, me Mauricio Sarin që kërkon me ngulm të largojë sulmuesin. Në orët e fundit ka ardhur një ofertë për kosovarin nga Spanja.

MURIQI

Sipas prestigjiozes “AS”, klubi i Majorkës kërkon të sigurojë shërbimet e sulmuesit 27-vjeçar në formën e huazimit dhe të ushtrojë të drejtën e blerjes në fund të sezonit.

Lacio ndërkohë duket e hapur për bisedime me klubin spanjoll, me këta të fundit që do të bëjnë çmos për të arritur te Muriqi.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"