Një tjetër mesfushor shqiptar drejt Serisë A, Sampdoria kërkon shërbimet e 24-vjeçarit

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Janar 18, 2018 | 16:39

Një tjetër mesfushor shqiptar drejt Serisë A, Sampdoria kërkon shërbimet e 24-vjeçarit

Klubi italian i Sampdorias është duke përgatitur një goditje për në merkaton e verës. “Sky Sport” raporton se blutë e drejtuar nga trajneri Xhampaolo, kanë shfaqur interes për mesfushorin me shqiptar Hekuran Kryeziu.

kosova kryeziu

24-vjeçari është pjesë e Luzernit në kampionatin zvicerian dhe pëlqehet nga drejtuesit e klubi italian, të cilët dëshirojnë ta marrin me parametra 0 mesfushorin, pasi në verë i përfundon kontrata.

Kryeziu gol

Kryeziu është pjesë e përfaqësuese së Kosovës, ndërsa në të kaluar ka veshur fanellën e moshave të Zvicrës. E ardhmja e 24-vjeçarit pritet të jetë e suksesshme, kjo për shkak të talentit që ai zotëron.

FUSSBALL, SUPER LEAGUE, NATIONALLIGA A, MEISTERSCHAFT, SAISON 2016/17, FC ST. GALLEN, FCSG, FC LUZERN, FCL,

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"