Një tjetër lëvizje e bujshme në Formula 1, Fernando Alonso drejt rikthimit te…

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Maj 15, 2020 | 10:57

Një tjetër lëvizje e bujshme në Formula 1, Fernando Alonso drejt rikthimit te…

Një tjetër lëvizje e bujshme mund të ndodhë në Formula 1. Pas largimit të Sebastian Fetel nga Ferrari dhe zyrtarizimin e Sainz te “kokuqja”, në media është duke qarkulluar lajmi për rikthimin e Fernando Alonsos në Formula 1, pas largimit nga McLaren në vitin 2018.

alonso3-lg

Marca raporton se Renault po tenton të kthejë kampionin e botës, aty ku shpërtheu, duke fituar 2 herë titullin në vitet 2005, 2006. Reno kërkon një pilot me eksperiencë dhe Alonso është një emër i madh dhe i lidhur me këtë skuderi. Spanjolli nuk është opsioni i vetëm në fakt, pasi po mendojnë edhe për Sebastian Fetel.

Ndërkohë sa i përket australianit Daniel Riçardo, ai do të garojë për skuadrën McLaren nga edicioni i ardhshëm, duke zënë vendin e Sainz.

PANORAMASPOR.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"