Një tjetër largim nga Skënderbeu, futbollisti kosovar “braktis” korçarët

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Qershor 14, 2018 | 21:53

Një tjetër largim nga Skënderbeu, futbollisti kosovar “braktis” korçarët

Sulmuesi Shend Kelmendi nuk do të jetë më pjesë e Skënderbeut. Sipas “Gazeta Olle”, futbollisti kosovar ka arritur akordin me Llapin dhe do të jetë pjesë e skuadrës që drejtohet nga tekniku Bylbyl Sokoli.

rmy5c_shend-kelmendi

Kelmendi sezonin e shkuar ishte i huazuar te skuadra e Trepça 89’, ndërsa tani do të vazhdojë karrierën tek Llapi. 23-vjeçari arriti të zhvillonte vetëm një ndeshje me fanellën bardhekuqe, por pa arritur të lërë gjurmë. Një tjetër largim nga skuadra korçare, pas vendimit të KAS-it.

shendi

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"