Një tjetër klub në Superiore probleme me pagat, dy lojtarët kryesorë bojkotojnë stërvitjen

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga bota e sportit

Postuar: Maj 22, 2020 | 0:20


Një tjetër klub në Superiore probleme me pagat, dy lojtarët kryesorë bojkotojnë stërvitjen

Që prej të hënës te Bylisi nuk janë paraqitur në stërvitje portieri Isli Hidi dhe mbrojtësi Ditmar Bicaj. Dy prej lojtarëve të rëndësishëm të skuadrës ballshiote janë kontaktuar dje nga gazeta, por nuk kanë pranuar të prononcohen për këtë mungesë në Ballsh në seancat e këtyre tri ditëve.bylisii

Mësohet se pagat e prapambetura kanë bërë që dy titullarët e Bylisit të mos paraqiten derisa të marrin garanci nga klubi. Vetë drejtuesit kanë pranuar se kanë pasur probleme, por gjithsesi nuk mendohej që lojtarë të veçantë do ta bojkotonin stërvitjen.

Gjasat janë që në ditët e ardhshme të qartësohet gjithçka mes palëve dhe Hidi e Bicaj të vazhdojnë stërvitjen me Bylisin në prag të rifillimit të kampionatit.

PANORAMASPORT.AL




Për t’u bërë pjesë e grupit të "Panorama Sport" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI PANORAMA SPORT: https://www.facebook.com/groups/sportionline/

www.minuta90.com