Një tjetër interesim për Manajn, e do ish-klubi i Strakoshës

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Gusht 11, 2017 | 17:12

Një tjetër interesim për Manajn, e do ish-klubi i Strakoshës

Është një futbollist i lirë që i duhet të sistemohet në një skuadër, pasi Interi kurrsesi nuk e ka në plane. Rei Manaj është një nga futbollistët e rinj dhe me perspektivë, por që zikaltrit duhet ta sistemojnë në një tjetër ekip për këtë edicion, në mënyrë që të marrë sa më shumë eksperiencë.

manaj

Së fundmi, për sulmuesin e Kombëtares shqiptare është shfaqur edhe skuadra e Salernitanës që i ofron atij një shans për të treguar vlerat që ka dhe për të fituar eksperiencë duke luajtur.

Manaj Peskara

Shqiptari ka pasur edhe të tjera mundësi në Serinë B, mirëpo mbetet për t’u parë se cila do të jetë skuadra që do të gjejë akordin me lojtarin dhe Interin.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"