Një tjetër hap i rëndësishëm në futbollin Europian, ja kompeticioni i radhës që “përqafon” VAR-in

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shkurt 20, 2020 | 18:27

Një tjetër hap i rëndësishëm në futbollin Europian, ja kompeticioni i radhës që “përqafon” VAR-in

Nga mbrëmja e sotme, kompeticioni i Europa League do t’i shtohet listës që kanë përqafuar teknologjinë e re VAR.

var

Në Champions League, VAR-i u prezantua ne fillimin e sezonit 2019-2020, ndërsa tashmë kjo teknologji do të shërbejë dhe në Europa League, në mënyrë që të shmangë gabimet dhe të qartësojë më mirë rastet e dyshimta.

Ja katër rastet kur ndërhyn VAR-i:

  1. Për të vërtetuar një gol.
  2. Për të vërtetuar një penallti.
  3. Për të dhënë një karton të kuq.
  4. Për të qartësuar kush lojtar do të ndëshkohet.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"