Një tjetër futbollist i Skënderbeut ftohet në Kombëtare

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Nëntor 7, 2017 | 23:11

Një tjetër futbollist i Skënderbeut ftohet në Kombëtare

Pas Sabjen Lilajt, Ali Souesë dhe Fidan Alitit, një tjetër futbollist i Skënderbeut është ftuar ditën e sotme nga ekipi kombëtar. Bëhet fjalë për mesfushorin Suad Sahiti, i cili do të jetë pjesë e Kosovës për takimin miqësor ndaj Letonisë.

Skenderbeu - Partizani Beogradit

Sahiti do të “zëvendësojë” në një farë mënyrë mungesën e Jashanicës për shkak të dëmtimit, edhe pse luajnë në role të ndryshme.

Sahiti

22-vjeçari ka lindur në Beograd, ndërsa në të kaluarën ka qënë pjesë e Shpresave të Maqedonisë. Vëllai i Suadit, Emir Sahiti, është i grumbulluar me Kombëtaren U-20 të drejtuar nga Alban Bushi.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"