Një tjetër fitore në turneun miqësor, Shqipëria mposht Armeninë

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Prill 22, 2018 | 20:55

Një tjetër fitore në turneun miqësor, Shqipëria mposht Armeninë

Kombëtarja shqiptare e futbollit U-16 ka arritur të marrë një fitore të vlefshme për “UEFA Development U-16”. Ndeshja u fitua ndaj Armenisë me rezultatin 2-0. Ky takim u luajt në orën 18:00 në San Marino. Kuqezinjtë e drejtuar nga Xhemal Mustedanagiç kanë bërë një paraqitje të kënaqshme. Golat u shnëuan nga Sulovari në të 28 minutë dhe nga Kotrri në të 78-tën. Përpara disa ditësh “të vegjlit” e Shqipërisë kanë arritur të mposhtin italinë me penallti.

fitorja-u16-ndaj-armenise-1024x576

Formacioni : Shehu, Zaimi, Smajlaj, Papa, Sulovari, Stafa, Molla, Kuqi, Llapi, Gjini, Cahani.
Ndeshjet e luajtura
Shqipëria U-16 1-1 Italia U-16 (4-3) me penallti
Shqipëria U-16 2-0 Armenia U-16

Renditja:
Shqipëria        5 pikë
Italia               4 pikë
San Marino     2 pikë
Armenia          1 pikë

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"