Një tjetër “firo” në ekipin Kombëtar, sulmuesi lë grumbullimin

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Nëntor 20, 2018 | 12:42

Një tjetër “firo” në ekipin Kombëtar, sulmuesi lë grumbullimin

Një tjetër futbollist është larguar nga ekipi Kombëtar në prag të ndeshjes miqësore ndaj Uellsit që do të zhvillohet ditën e sotme në “Elbasan Arena”. Bëhet fjalë për sulmuesin, Rei Manaj.

Shqiperia Kombetarja Stervitje

Zyra e shtypin pranë FSHF-së ka bërë të ditur se 21-vjeçari ka lënë sot grumbullimin pasi nuk ishte në gjendjen të mirë fizike. Lushnjari po kalonte një gjendje gripale dhe si pasojë është larguar.

46454469_1853839254715295_5013451089089921024_n

Pas largimit të Manajt, vetëm 3 alternativa kanë mbetur në majën e sulmit. Tekniku Panuçi duhet të zgjedhë mes Balajt, Vrionit dhe të riut Ademi, i cili shpreson të marrë disa minuta në miqësoren e sotme.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"