Një tjetër çmenduri nga Franca, Monako bën gati 100 milionë euro për sulmuesin italian

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Gusht 22, 2017 | 11:24

Një tjetër çmenduri nga Franca, Monako bën gati 100 milionë euro për sulmuesin italian

Monako është duke përgatitur një goditje të bujshme në merkato. Drejtuesit e skuadrës nga principata janë hedhur në sulm për të joshur sulmuesin e Torinos, Andrea Beloti.

belotir

Klubi francez është gati të paguajë klauzolën 100 milionë euro për të pasur shërbimet e italianit. Beloti u kërkua me ngulm në merkato nga Milani dhe Çelsi por negociatat dështuan për shkak të kërkesës së lartë financiare.

Monako feston

Me të ardhurat që do të marrë nga shitja e yllit Kilian Mbape dhe e brazilianit Fabinjo, të cilat shkojnë rreth 230 milionë euro, Monako mund të paguajë pa problem shumën që kërkon klubi i Torinos, për ta lënë të lirë sulmuesin .

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"