Një tjetër brazilian për PSG-në, kampionët e Francës në ndjekje të sulmuesit të Premier Ligës

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Maj 29, 2022 | 14:30

Një tjetër brazilian për PSG-në, kampionët e Francës në ndjekje të sulmuesit të Premier Ligës

Merkatoja e transferimeve sapo ka nisur për PSG-në, me kampionët e Francës që pas rinovimit me Mbape po kërkojnë të krijojnë një skuadër të aftë për të fituar Ligën e Kampioneve. Reparti i sulmit ku alternativat janë të pakta është një nga zonat ku do të ndërhyhet në këtë merkato, me sulmuesin e Evertonit, Riçarlison që është një objektiv konkret.

ricarlison

Sipas “Daily Mail”, PSG-ja ka shfaqur interes për transferimin e sulmuesit brazilian duke kontaktuar me agjentin e tij në ditët e shkuara. 25-vjeçari do të ishte i gatshëm të largohej nga klubi anglez pas problemeve të sezonit të shkuar ku klubi rrezikoi rënien nga kategoria, ku tek Parisi do të gjente bashkatdhetarët e tij Nejmar dhe Markinjos.

Evertoni e konsideron lojtarin si një pikë kyçe të skuadrës, por në rast të një oferte të majme do të ishin të gatshëm të uleshin në bisedime për të lejuar një transferim të tij te kampionët e Francës.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"