“Një tjetër betejë e fituar e trajnerit kampion”, Liga Profesioniste mesazh për shërimin e Skënder Gegës

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Dhjetor 2, 2020 | 10:10

“Një tjetër betejë e fituar e trajnerit kampion”, Liga Profesioniste mesazh për shërimin e Skënder Gegës

Shërimi i trajnerit të Kukësit Skënder Gega nga ‘COVID’-i ka gëzuar ambjentin futbollistik në Shqipëri. Liga Profesioniste u shpreh e lumtur për rikthimin në atdhe të teknikut 57-vjeçar. Në një komunikatë të fundit për shtyp, Liga i uron Gegës mirësardhje.

LIGA PROFESIONISTE

Klubi i Kukësit njoftoi më parë se trajneri Gega ka lënë Turqinë dhe sot rikthehet në Shqipëri. Ai do të marrë menjëherë drejtimin e ekipit verilindor, i cili u drejtuar gjatë kësaj kohe nga Rrahman Hallaçi.

Mesazhi i Ligës Profesioniste për trajnerin Skënder Gega

Trajneri i Kukësit Skënder Gega ka lënë sot trajtimin intensiv dhe spitalin ku po kurohej në Turqi. Një tjetër betejë e fituar e trajnerit kampion që disa ditë më parë u largua me urgjencë nga Shqipëria për shkak të situatës së rënduar shëndetësore prej Covid 19.

Liga Profesioniste si dhe i gjithë komuniteti i Futbollit mirëpresin kthimin e Gegës sot në Tiranë dhe rikthimin e afërt në pankinën e Kukësit.

gega liga

Kurohej në Turqi prej koronavirusit, Kukësi merr lajmin e fundit për trajnerin Gega

PANORAMASPORT.AL

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"